LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri për protestat kundër paraleles shqipe në Idrizovë: Nuk cenohet asnjë e drejtë e tyre kushtetuese

Shaqiri për protestat kundër paraleles shqipe në Idrizovë: Nuk cenohet asnjë e drejtë e tyre kushtetuese

Disa prindër maqedonas sot pritet të protestojnë kundër hapjes së paraleles shqipe në shkollën fillore “Njegosh”.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se kryetari i komunës së Gazi Babës duhet të iu shpjegojë të njëjtëve se nuk cenohet e drejta kushtetuese e tyre, nëse i mundësohet një etnie tjetër mësimi në gjuhën amtare, që është e garantuar me Kushtetutë.

“Për këtë të drejtë kushtetuese që kërkohet, që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, nuk cenohet asnjë e drejtë e gjithë secilit tjetër”, tha mes tjerash Shaqiri.


Ndryshe, nxënësit shqiptarë në sh.f. “Njegosh” janë të detyruar që mësimin pas klasës së VI ta ndjekin në shkolla tjera, prindërit kërkojnë që të hapet paralele, në mënyrë që fëmijët të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe edhe pas klasës së VI. Ministri Shaqiri thotë se do të financojnë ndërtimin e hapësirave shtesë, deri në zgjidhjen përfundimtare për ndërtimin e një shkolle të re për nxënësit shqiptarë nga rajoni i Idrizovës./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori