LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri për nxënësit shqiptarë në Çashkë: Jemi afër gjetjes së zgjidhjes

Shaqiri për nxënësit shqiptarë në Çashkë: Jemi afër gjetjes së zgjidhjes

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka njoftuar sot se zgjidhja e situatës në shkollën fillore “Todor Janev” në Komunën e Çashkës, ku prej dy muajsh nuk ka mësim për shkak të bojkotit dhe bllokadave nga prindërit maqedonas, është afër fundit.

Problemet në këtë shkollë nisën kur u vendos që të hapej paralele në gjuhën shqipe, gjë që shkaktoi revoltë tek prindërit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot dhe nesër pas seancës së qeverisë do të kemi njoftime konkrete se cila është zgjidhja për Komunën e Çashkës. Por një gjë që mund të them tani është se jemi në fund të gjetjes së zgjidhjeve për atë që ka më shumë se dy muaj që po ndodh në Çashkë. Dhe ne punojmë për të gjithë nxënësit, pavarësisht nga kombësia e tyre sipas të drejtës kushtetuese për të pasur të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre amtare”.


“Sot dhe më së voni nesër do të ketë përgjigje konkrete lidhur me diskutimin mes Qeverisë, Ministrisë së Arsimit, Këshillit të Prindërve dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale”, tha Shaqiri në lidhje me problemin me nxënësit shqiptarë në Komunën e Çashkës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori