LAJMI I FUNDIT:

Shamponët pa sulfate zvogëlojnë humbjen e hidratimit të flokëve

Shamponët pa sulfate zvogëlojnë humbjen e hidratimit të flokëve

Zvogëloni tharjen e flokëve me ritual siç janë zgjedhja e formulës për kurim të flokëve, siç janë regjeneratorët për hidratim dhe shamponët me emoleinte për butësi më të mire të qimeve

Sulfatet, të cilët përfshijnë natrium lauril sulfat dhe natrium laureth sulfat, janë ato që japin teksturë shkumore me shamponët tradicionalë.


Mirëpo, ato njëherësh eliminojnë vajrat natyrale nga koka, mund të çrregullojnë mikrobiomën e ndjeshme të qimeve, të shkaktojnë gjendjet e lëkurës siç janë dermatiti dhe të dëmtojnë fizikisht flokët, transmeton Telegrafi.

Regjeneratori është një ndër formulat kyç për kurim të flokëve. Zgjidhni ata shamponë që hidratojnë qimet, në mënyrë që edhe flokët të jenë më të butë dhe më të ndjeshëm.

Ashtu siç ekzistojnë kremra me emoliente, po ashtu ekzistojnë edhe shamponë me përbërës të cilët kurojnë, ushqejmë, zbusin dhe hidratojnë qimet.

Përbërës idealë janë vajrat, ekstraktet natyrale dhe gjalpi.

Përbërësit natyralë për hidratim shpesh gjenden në shamponë “për zbutjen” e flokëve ose mbi ata ku shkruan “pa kaçurrela”, këshillon Miko Branch, pronare e markës së kujdesit për flokët Miss Jessie, për mbg.

Për lagështi shtesë në flokë, vendosni një maskë një herë në javë. Maskat përmbajnë përbërës më aktivë, gjë që shihen menjëherë në flokë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori