LAJMI I FUNDIT:

Shalqinjtë që nuk ia blinin, i ktheu në ‘frute fati’ që i shiti menjëherë (Foto)

Shalqinjtë që nuk ia blinin, i ktheu në ‘frute fati’ që i shiti menjëherë (Foto)

Një fermer nga Kina, ka gjetur një mënyrë unike që të shesë sasinë e madhe të shalqinjve.

Meqenëse askush nuk ia blinte këto frute jo kualitative si pasojë e thatësisë së madhe, Gu Xinliang ka shkruar në to moto të ndryshme me një kaliografi kineze shumë të bukur, transmeton Telegrafi.

Shalqinjtë që nuk ia blinin i ktheu ne frute fati qe i shiti menjehere foto 2


Prej se i ka bërë këto punime, ai i ka shitur tre tonelata shalqinj për 11 ditë.

Shalqinjtë që nuk ia blinin i ktheu ne frute fati qe i shiti menjehere foto 3

Fermeri që është edhe mësues i ciklit të ulët, kishte vënë në pjesën anësore të rrugës sasinë e pemëve të freskëta, por deri në mbrëmje i shiti vetëm dy.

Shalqinjtë që nuk ia blinin i ktheu ne frute fati qe i shiti menjehere foto 4

Të nesërmen ai shkroi në dy shalqinj ‘Ëndërr kineze”, si dhe “Bëni para shpejtë”, në përpjekje që të tërheqë më shumë klientë. Por, ata kërkuan t’i blinin pikërisht këto dyjat.

Shalqinjtë që nuk ia blinin i ktheu ne frute fati qe i shiti menjehere foto 5

Më pas, 56-vjeçari vendosi të shkruajë në të gjithë shalqinjtë, që klientët po i blejtë si ‘frute fati’ për t’i mbajtur në shtëpi. /Telegrafi/