LAJMI I FUNDIT:

Shala i uron suksese Hajvalisë në Ligën e Kampionëve

Shala i uron suksese Hajvalisë në Ligën e Kampionëve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot drejtuesit e Klubit të futbollit të femrave “Hajvalia” dhe futbollistet e këtij klubi, të cilët i përgëzoi për sukseset e arritura në garat e Kosovës.

Po ashtu, ministri Shala i uroi sukses këtij klubi në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve, duke e vlerësuar këtë pjesëmarrje të femrave të Kosovës në këto gara si sukses historik të futbollit të femrave dhe të sportit tonë.

Gjithashtu, Shala, u shpreh se MKRS-ja po investon në terrene sportive në Kosovë, me një përqendrim në Stadiumin e Prishtinës dhe atë “Adem Jashari” në Mitrovicë, meqë këto dy stadiume janë më afër plotësimit të standardeve të kërkuara nga UEFA dhe FIFA.

Ai më tej u shpreh se MKRS-ja do të përkrahë “Hajvalinë” në garat kualifikuese që do t’i zhvillojë sivjet.


Ndërsa drejtuesit e KF “Hajvalisë” e falënderuan ministrin Shala për përkrahjen vazhdueshme që po i jep sportit të Kosovës, dhe u shprehën se me këtë pjesëmarrje, futbolli i femrave të Kosovës po forcohet dhe po shënon një avancim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori