Qeveria e Kosovës në mbledhjen mbajtur të martën ka vendosur masë mbrojtëse për produktet e importuara nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Masa mbrojtëse nënkupton taksën prej 10 për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën.
Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, në një deklaratë për Epoka e Re, ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka qenë e obliguar që të ndërmarrë masa ndaj importeve të shtetit të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës në mënyrë që t’i mbrojë prodhuesit vendorë dhe që mos të falimentojnë bizneset vendore.
“Si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë duke parë atë se si Serbia dhe Bosnjë Hercegovina po sillen për sa kohë me Republikën e Kosovës, në këtë rast se si ata përdorin masa për t’i mbrojtur produktet e tyre që i importojnë në Kosovë morëm vendimin për masën mbrojtëse për produktet e importuara nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Në vazhdimësi Serbia dhe Bosnjë Hercegovina e kanë dëmtuar dhe kanë vazhduar të dëmtojnë prodhuesit vendorë dhe ekonominë e Kosovës. Unë si ministër i MTI-së i kam propozuar Qeverisë së Kosovës marrjen e kësaj mase mbrojtëse dhe Qeveria ka marrë masën dhe është në fuqi”, ka thënë ministri Shala.
Pavarësisht presionit të BE-së për ta shfuqizuar këtë masë, ministri Shala beson se Qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj.
“Besoj dhe shpresoj se Qeveria do të vazhdojë ta mbajë këtë masë”, ka thënë Shala.
Ai ka shtuar se përfundimisht Serbia dhe Bosnjë Hercegovina duhet ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës dhe prodhuesve vendorë.
Shala ka thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar të këtë raporte të mira me të gjitha shtetet, duke mos përjashtuar dhe Serbinë e Bosnjë Hercegovinën, por sipas tij këto dy shtete duhet ta ndryshojnë qasjen me Kosovën.
“Si Kosovë jemi të interesuar të krijojmë raporte të mira me të gjithë fqinjët, qoftë edhe me Serbinë dhe Bosnjën, por duhet të përfundoja qasje e deritanishme që ka pasur Serbia dhe Bosnjë Hercegovina ndaj Kosovës dhe bizneseve tona. Tani masa mbrojtëse është në domenin e Qeverisë së Kosovës. Besoj që do të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë Shala. /Epoka e Re /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame