LAJMI I FUNDIT:

Shala: Fillimi i shkurtit do të ishte ideale për mbajtjen e zgjedhjeve

Shala: Fillimi i shkurtit do të ishte ideale për mbajtjen e zgjedhjeve

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate pas takimit që zhvilloi me u.d të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi para se të shkoj në zgjedhje duhet të miratoj buxhetin e Kosovës për vitin 2021, në mënyrë që mos të ketë bllokadë institucionale.

Shala po ashtu tha se fillimi i muajit shkurt do të ishte ideale për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.


“Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese vendi shkon në zgjedhje. Biseduam në lidhje me dakordimin me të gjitha subjektet politike për datën e zgjedhjeve. Kërkuam nga u.d e presidentes që kurdo të caktohet data e zgjedhjes me qëllim që mos ta bllokojmë vendin të gjitha subjektet politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të dakordohemi që sa më shpejt të thirret një seancë dhe ta votojmë buxhetin e Kosovës për vitin 2021, që pastaj çfarë do situate tjetër që do ballafaqohemi mos të jemi para një bllokimi institucionalë në vitin 2021. Fillimi i shkurtit do të ishte data ideale për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme”, ka thënë ai.

Shala po ashtu tha se Nisma Socialdemokrate nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike dhe siç tha ai pas caktimit të datës për zgjedhjet do të vendosin nëse do të bëjnë ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike.

“Organet e Nismës janë duke diskutuar. Shumica janë që njëherë të garojë e vetme në zgjedhje, por pas caktimit të datës së zgjedhjeve organet do të vendosin për mundësinë e ndonjë koalicioni politik. Nisma është subjekt politikë, nuk do të shkrihet asnjëherë në asnjë subjekt tjetër politik. Nisma do të vazhdojë si Nisma Socialdemokrate. Nisma siç bëjnë të gjitha partitë tjera mund të bëj ndonjë koalicion me parti politike në bazë të ndonjë marrëveshje që bën Nisma me subjektet tjera. Nuk kemi vija të kuqe me askënd”, ka thënë Shala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori