Teksa të gjithë po flisnin për një ndarje të mundshme mes Shakirës dhe Gerard Piques, ky i fundit publikoi një fotografi të bashkëshortes me fëmijët.

Mirëpo, edhe pse kjo besohet se është bërë për të mbuluar gjurmët, mediat nuk qëndruan rehat dhe hulumtuan më tej.


k

Aktualisht thuhet se çifti janë në një krizë martesore edhe pse askush nuk e ka marrë guximin ta konfirmojë këtë gjë.

Madje, disa janë të sigurt se ka përfunduar jeta si në përralla dhe shkurorëzimi i tyre është në proces.

o

Se fundi aludohet se ka dhe më shumë. Shakira përflitet se është duke e tradhtuar bashkëshortin me ngasësin e motorëve, 22-vjecarin Ferran Cardus, i cili është pjesë e klipit të këngës së saj më të fundit.

Mbetet të shihet nëse Pique është ndarë nga gruaja, apo të jenë vetëm thashetheme të mediave spanjolle. /Telegrafi/