LAJMI I FUNDIT:

Shakira tërhoqi vëmendjen në Londër me një kombinim sfidues mode

Shakira tërhoqi vëmendjen në Londër me një kombinim sfidues mode
(Foto: Twitter/ShakiraMedia)

Pasi mori pjesë në Javën e Modës në Paris, Shakira u transferua në Londër, ku u shfaq me një bluzë të tejdukshme.

Këngëtarja ekspozoi barkun dhe sutienet me një veshje transparente pa mëngë, të kombinuar me pantallona të zeza.


Kolumbiania zgjodhi gjithashtu aksesorë të thjeshtë të modës – kapelë të zezë, një çantë Balenciaga dhe atlete Converse me platformë.

(Foto: Twitter/ShakiraMedia)

46-vjeçarja u largua nga një klub nate me dukje magjepsëse në vigjilje të Çmimit të Madh të Britanisë që i shtoi më shumë spekulimet për lidhjen me Lewis Hamilton.

Shakira përcjell sërish garën e Formula 1, nxit edhe më shumë thashetheme për lidhjen me Hamilton
Lexo po ashtu Shakira përcjell sërish garën e Formula 1, nxit edhe më shumë thashetheme për lidhjen me Hamilton

Ardhja befasuese e Shakiras në Londër përkoi me garën e Formula 1 në Silverstone dhe me thashethemet për lidhjen e saj me pilotin britanik.

(Foto: Twitter/ShakiraMedia)

Këngëtarja u shfaq më parë në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë në sfilatën e Viktor & Rolf për koleksionin vjeshtë/dimër 2023, e veshur me një pallto me fjalët ‘JO’ të skalitura në pjesën e përparme. Dukjen e kombinoi me syze dielli të mëdha ngjyrë kafe dhe taka ngjyrë ari. /Telegrafi/