Shakira ka bërë bujë me fotografitë e reja që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Këngëtarja kolumbiane ka pozuar me Lucien Laviscount, yllin e serialit "Emily in Paris".


Mediat e huaja raportojnë se aktori i pashëm britanik do të jetë ylli kryesor i videoklipit të këngës së saj të re "Punteria".

Screenshot 19 22 Foto: Screenshot/Instagram

Shakira ka pozuar në krahët e Lucien-it teksa ka veshur një fustan rozë dhe me flokë po ashtu të së njëjtës ngjyrë.

Laviscount ishte pa këmishë dhe pozonte vetëm me pantallona të shkurtra të bardha.

Screenshot 20 23 Foto: Screenshot/Instagram

Fotot shkaktuan kaos në rrjete. “Të këmbesh një Tëingo me një Ferrari”.

Kujtojmë që pas shtatë vitesh, Shakira po publikon albumin e ri "Las Mujeres Ya No Lloran", i cili do të dalë i plotë më 22 mars.

Screenshot 21 23 Foto: Screenshot/Instagram

Albumi i ri përfshin 16 këngë - tetë të reja, plus një 'remix' dhe shtatë këngë hit të lansuara më parë që tashmë kanë gjithsej 3.7 miliardë dëgjime në Spotify. /Telegrafi/