Këngëtarja dhe kantautorja angleze, Dua Lipa, mbërriti në Indi përpara koncertit të saj në Mumbai.

Ajo po ashtu u takua edhe me aktorin e Bollywood-it, Shah Rukh Khan, dhe fotografitë e takimeve po shkojnë virale në internet.


Shah Rukh mori menjëherë Instagramin e tij për të postuar foto nga takimet dhe i uroi këngëtares suksese për koncertin e saj.

Ai postoi fotografitë në mediat e tij sociale me titullin, "Keni vendosur të jetoni sipas Rregullave të Reja" dhe kush më mirë do ua mësojë ato, se nga vetë Dua Lipa".

Ai shtoi, "Cfarë një zonjë e re simpatike dhe e bukur .... & zëri i saj ! I uroj asaj të gjithë dashurinë time për koncertin e sotëm. Dua nëse mundeni, provoni hapat që ju mësova në skenë".

Sipas yllit, ai gjithashtu i mësoi këngëtares angleze disa hapa dhe i kërkoi asaj që t’i imitojë ato në skenë sot. Aktorja madje vlerësoi krijuesin e hitit të "New Rules" për zërin e saj të jashtëzakonshëm.

Capture 3 Shah Rukh Khan dhe Dua Lipa (Foto: Instagram)

Dua ka interpretuar me sensacionin e popit, Katy Perry në koncert.

Ky nuk është udhëtimi i parë i Duas në Indi; ajo pushoi në këtë vend vitin e kaluar në tetor me ish-të dashurin e saj, Isaac Crew.

Ajo gjithashtu vizitoi vende si Ranthambore, Jaipur, Jodhpur, Kerala dhe Goa. /Telegrafi/