LAJMI I FUNDIT:

Sfillare: Kanali i papastruar – përmbyten të mbjellat e fshatarëve

Sfillare: Kanali i papastruar – përmbyten të mbjellat e fshatarëve

Dikur luanin fudboll, ndërsa tash uji nga kanalli ka mbuluar stadionin e fshatit Sfillare të poshtme, njofton KlanM.

“Prej 1995 deri në vitin 2003 kemi qenë fshati numër një për fudboll. Ndërsa tash fshati ka mbetur si jetim” – tha Benjamin Jonuzi.

Kështu është përplot 10 vite, e shkaktar për këtë është kanali i cili nuk është pastruar thotë Benjamin Jonuzi banor i këtij fshati.


“Problemi vjen nga Vardari që është kanalli. Kanalli ka kohë të gjatë që nuk është pastruar. Ka mbi 10 vite që nuk është pastruar dhe kjo bën që uji të hyn nëpër ara. Shkakton dëme edhe të fusha e sportit. Zgjidhjen e presim nga Komuna. Neve na është premtuar që pas zgjedhjeve do të rregullohet kjo punë por u bënë dy vite zgjidhje nuk ka” – tha Benjamin Jonuzi.

Të gjithë mbjellat u janë shkatërruar për shkak se uji ka mbuluar të gjitha arat.

“Krejt fushën nën ujë e kemi. Dëmi është shumë i madh. Ne jemi munduar me krejt anëtarët e familjes i kemi mbjellur ndërsa e shohim tash se dëmi është shumë i madh. Ne prej kësaj mvaremi. Çdo vit kemi probleme me ujin. Tash askush nuk po merr masa. Shkaktari kryesor është që kompania e cila ka filluar të ndërtojë një kanall ka falimentuar dhe ashtu janë lënë punimet në gjysmë”.

Shumica e fshatarëve të Sfillares së poshtme i mirëmbajnë familjet e tyre duke i punuar tokat.