Ditëve të sotme, ushtrimi plank është prej më të popullarizuarve, i cili iu ka ndihmuar miliona njerëzve anë e mbanë botës që ta ndryshojnë trupin dhe ta formësojnë atë.

Ky ushtrim sfidues është një prej ushtrimeve më të mira statike me peshë të trupit që e tonifikon dhe forcon barkun, por edhe tërë trupin në përgjithësi, transmeton Telegrafi.


Ushtrimi plank i forcon mollaqet, e djegë yndyrën në bark, i tonifikon duart dhe këmbët, por edhe e drejton shpinën.

Megjithëse mund të duket ushtrim i lehtë dhe i thjeshtë, faktikisht vetëm i lehtë nuk është!

Ushtrimi është i njëjtë me pompat, por plank është statik.

Më poshtë jua sjellim një sfidë katër javore, gjatë së cilës do ta rritni qëndrueshmërinë dhe do t’i rritni nivelet e forcës.

Në fillim, ju duroni në pozitën plank për vetëm 20 sekonda dhe gradualisht e rritni këtë kohë çdo ditë.

Posa të arrini në 4 minuta, i cili është synimi final, ju do të jeni shumë në formë dhe do të jeni të aftë t’i performoni edhe ushtrimet më të vështira. /Telegrafi/

  • Dita 1 – 20 sekonda
  • Dita 2 - 20 sekonda
  • Dita 3 - 30 sekonda
  • Dita 4 - 30 sekonda
  • Dita 5 - 40 sekonda
  • Dita 6 - pushim
  • Dita 7 - 45 sekonda
  • Dita 8 - 45 sekonda
  • Dita 9 - 60 sekonda
  • Dita 10 - 60 sekonda
  • Dita 11 - 60 sekonda
  • Dita 12 - 90 sekonda
  • Dita 13 - pushim
  • Dita 14 - 90 sekonda
  • Dita 15 - 90 sekonda
  • Dita 16 - 120 sekonda
  • Dita 17 - 120 sekonda
  • Dita 18 - 150 sekonda
  • Dita 19 - pushim
  • Dita 20 - 150 sekonda
  • Dita 21 - 150 sekonda
  • Dita 22 - 180 sekonda
  • Dita 23 - 180 sekonda
  • Dita 24 - 210 sekonda
  • Dita 25 - pushim
  • Dita 26 - 210 sekonda
  • Dita 27 - 240 sekonda.