Sfida interesante zhvillohen në Ligën e Parë, vëmendja në kryeqytet

Java e 23-të në Ligën e Parë hapet sot me plotë pesë ndeshje që i takojnë Grupit A dhe B.
Në Grupin A këtë të shtune (sot) zhvillohen vetëm dy ndeshje ku vëmendja padyshim se do të jetë në Istog.
Istogu do ta pret skuadrën e Lirisë nënjë ndeshje të dy skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës.
Takimi tjetër i ditës së sotme në Ligën e Parë zhvillohet mes Drenasit dhe Trepçës.
Ndërkohë në Grupin B të Ligës së parë do të zhvillohen tri duele shumë interesante.
Dy nga ndeshjet do të zhvillohen në kryeqytet, ku 2 Korriku pret Vitinë, derisa Flamurtari do të përballet me Dardanën.
Ndeshja tjetër e këtij grupi do të jetë ajo mes KEK-ut dhe Ramiz Sadikut.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/ Liga e Parë e Kosovës
Grupi A
Istogu - Liria
Drenasi - Trepça
Grupi B
2 Korriku - Vitia
Flamurtari - Dardana
KEK-u - Ramiz Sadiku

Nga
Telegrafi
17/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































