LAJMI I FUNDIT:

Sezoni turistik në Shqipëri, 42 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore

Sezoni turistik në Shqipëri, 42 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore

Më shumë se 42 mijë vizita dhe shërbime u janë ofruar falas, afër zonave turistike, pushuesve vendas dhe të huaj në këtë sezon në 29 qendrat shëndetësore verore të hapura 24 orë pa ndërprerje nga veriu në jug.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli në vëmendje punën e kryer nga ekipet shëndetësore përgjatë sezonit veror.
Sipas saj, shërbimi do të vijojë në qendrat shëndetësore verore të zonave bregdetare deri më 15 shtator.

Falë këtij shërbimi, qytetarët janë trajtuar në kohë dhe me cilësi, duke shmangur edhe fluksin në spitale, ndërsa për çdo emergjencë është bërë koordinimi nga Urgjenca Kombëtare, me autoambulancat e dedikuara afër zonave turistike.

Qendrat shëndetësore verore u hapën në 15 qershor, ku për herë të parë u përfshi edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me COVID-19, për një sezon turistik të sigurt. Në këto qendra shërbejnë më shumë se 170 mjekë dhe infermierë. /ATSH


Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori