LAJMI I FUNDIT:

Seven Saraqi pozon në krah të pesë femrave dhe mban në dorë një gjarpër

Seven Saraqi pozon në krah të pesë femrave dhe mban në dorë një gjarpër

Para katër muajve ka sjell këngën e fundit për tregun muzikor shqiptar në bashkëpunim me Tunën.

Këngëtari në një intervistë për mediat ka pohuar se në të njëjtën kohë flet me shtatë femra, ku njëra prej tyre mund të jetë potencialisht e dashura e tij.

Seven Saraqi (Foto Instagram)

Bëhet fjalë për Seven Saraqin, i cili duket se është në përgatitje e sipër të një projekti të ri që do ta sjell para fansave.


Në fakt, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet i rrethuar nga pesë femra të bukura, por edhe të një gjarpri.

“Të gjithë gjarpërinjtë në shtratin tim duan të shtrihen me mua…”, ka shkruar ai në rrjetet sociale duke mos dhënë shumë detaje.

Skenat 'e nxehta' të Tunës dhe Vildane Zenelit në shtrat, në klipin e ri me Seven Saraqin
Lexo po ashtu Skenat 'e nxehta' të Tunës dhe Vildane Zenelit në shtrat, në klipin e ri me Seven Saraqin

Kënga e fundit e tij është përfolur tejet shumë pasi ka pasur edhe skena të nxehta, ku është shfaqur modelja shqiptare, Vildane Zeneli.

Ndryshe, Saraqi tash e sa kohë jeton dhe vepron në shtetet perëndimore dhe kohë pas kohe vjen në Kosovë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Buen9u9gpbV/