Set i ri fotografik i Rinës, shfaqet si një flokëkuqe atraktive

Krahas të qenit këngëtare e suksesshme, Rina Balaj josh vëmendjen e fansave edhe përmes fotografive që i publikon në rrjetet sociale.
Reperja së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, ndërsa disa prej imazheve i ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 383 mijë ndjekës.
Ajo ka pozuar para fotografit Blend Roka dhe imazhet janë pëlqyer nga fansat e saj, teksa disa prej fotografive të publikuara janë shoqëruar edhe me mesazhe të ndryshme.

"Ilegal" është realizimi më i fundit muzikor i Rinës, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Videoja muzikore e asaj kënge u publikua në fund të muajit shkurt dhe ka kaluar shifrën prej tetë milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/04/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































