LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Në takimin e Uashingtonit mund të arrihen marrëveshje rreth Trepçës dhe Ujmanit

Serwer: Në takimin e Uashingtonit mund të arrihen marrëveshje rreth Trepçës dhe Ujmanit

Daniel Serwer, profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, ka thënë se “nuk është e sigurt” nëse diçka do të nënshkruhet në takimin e Uashingtonit, por nuk përjashtoi mundësinë e arritjes së “disa marrëveshjeve në fushën ekonomike, duke përfshirë edhe atë të Trepçës dhe Ujmanit”.

Serwer për gazetën serbe Danas ka thënë po ashtu se një marrëveshje për zona të veçanta ekonomike përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është e mundur.

“Gjithashtu, një marrëveshje për zona të veçanta ekonomike përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është e mundur. Dyshoj se do të ketë një marrëveshje për çështjet kryesore politike që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve, sepse përshtypja është se Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën si të pavarur dhe sovrane gjersa Prishtina nuk mund të pranojë asgjë më pak se kaq”, thotë Serwer, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori