LAJMI I FUNDIT:

Seria e iPhone 15 pritet të prezantohet më 13 shtator

Seria e iPhone 15 pritet të prezantohet më 13 shtator

Sipas një raporti të ri nga 9to5Mac, Apple do ta prezantojë serinë e saj të iPhone 15 me 13 shtator.

Raporti i ri citon disa burime me njohuri mbi çështjen që pretendojnë se operatorët amerikan të telefonave u kanë kërkuar punëtorëve të tyre që mos të marrin pushim me 13 shtator për shkak të një “prezantimi të madh të një telefoni të mençur”.

Sigurisht, kjo mund të jetë një lansim i cili nuk lidhet me Apple, por periudha kohore e bën të tingëllojë që kjo në fakt lidhet me gjigantin amerikan, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.


Thashethemet e fundit për iPhone 15 sugjerojnë se do ketë vija kufizuese më të holla dhe një kornizë titani në modelet 15 Pro së bashku me kamerat e reja dhe një modul periskopi në 15 Pro Max.

Modeli i thjeshtë iPhone 15 dhe modeli iPhone 15 Plus pritet të kenë prerje Dynamic Island, por ende nuk ka ProMotion 120 Hz.

iPhone 15 Pro pritet të kushtojë 100 dollarë më shumë se paraardhësi i tij, duke filluar nga 1,099 dollarë, ndërsa 15 Pro Max supozohet se do të kushtojë 200 dollarë dhe mund të fillojë nga 1,299 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Teknologji
Kalo në kategori