LAJMI I FUNDIT:

Serena Williams dhe vajza e saj Olympia shkëlqejnë të kombinuara në tapetin e kuq

Serena Williams dhe vajza e saj Olympia shkëlqejnë të kombinuara në tapetin e kuq

Serena Williams dhe vajza Olympia janë mjaft të ngjashme.

Kampionia e tenisit, 40 vjeç, doli në tapetin e kuq për premierën e “King Richard” të dielën, së bashku me bashkëshortin Alexis Ohanian, 38 vjeç dhe vogëlushen e tyre 4-vjeçare.


Ndërsa themeluesi i Reddit kishte veshur një kostum të zi të thjeshtë, Serena dhe Olympia mbanin kominoshe me një këmbë nga koleksioni i David Koma, Pranverë 2022.

Williams ka kombinuar pamjen me doreza të gjata dhe taka të larta, ndërsa vogëlushja ka vënë në dukje pamjen e saj me këpuca baleti, një gjerdan të shkëlqyeshëm dhe rruaza të bardha në flokët e saj.

“King Richard” është një film biografik që ndjek jetën e babait të Venusit dhe Serenës, Richard Williams, dhe tregon se si ai rriti dy vajzat e tij për të qenë kampione tenisi. /Telegrafi/