LAJMI I FUNDIT:

Serbja që nxiste urrejtje me thirrjen “Kosova është Serbi”, është njëra nga përfitueset e programit të BE-së (Foto)

Serbja që nxiste urrejtje me thirrjen “Kosova është Serbi”, është njëra nga përfitueset e programit të BE-së (Foto)

Një fushatë e nisur nga disa qytetarë të Serbisë në rrjete sociale se “Kosova është Serbi” ka ngritur reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka ironizuar me  një fotografi të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, shihet teksa mban në duar një kartmonedhë 100 dollarëshe, ku ai kishte shkruar “Kosova është Serbi”.


Përmes një reagimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se pikërisht kjo foto tregon fytyrën e vërtetë korruptuese të Serbisë për tërhequr njohjet e Kosovës.

Por videoja që ishe publikuar në faqen e profilit ‘kafanapavlekorcagin’ në Instagram, kishte edhe një video të një qytetareje serbe e cila mes tjerash kishe thënë se ‘Kosova është Serbi’ dhe kishte bërë thirrje që të dërgojnë fotografi interesante me kartëmonedha në të cilat shkruan “Kosova është Serbi’.

Por, vetëm një ditë pasi që qytetarët e Kosovës kishin reaguar ndaj kësaj videoje në Instagram duke e vlerësuar jashtë rregullave standarde dhe me gjuhë fyese, videoja e tillë më nuk ekziston.

Telegrafi ka kuptuar që qytetarja serbe që bënte thirrje për këtë fushatë, është njëra nga pesë shërbyesit civilë të qeverisë serbe të kualifikuar dhe shumë të motivuar, që ishin përzgjedhur në vitin 2017 të jenë pjesë e programit të veçantë të arsimit dhe shkëmbimit të financuar nga BE-ja, “Skema e BE-së për profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor”.

Madje sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Integrimit në Serbi edhe të faqes europa.rs, programi u krijua si vijim i Samitit për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Paris që konfirmon perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Reformat e administratës publike dhe qeverisjes së mirë që dikur ishte në krye të agjendës së BE-së, thuhet në faqen europa.rs.

Çitaku: Daçiq mund të burgoset për shkrimin që bëri mbi 100 dollarët amerikanë “Kosova është Serbi”
Lexo po ashtu Çitaku: Daçiq mund të burgoset për shkrimin që bëri mbi 100 dollarët amerikanë “Kosova është Serbi”

Marija Simiq, Milja Gjurçeviq dhe Aleksandar Simiq nga Zyra e Integrimit Evropian si dhe Marina Nesiq dhe Marina Laziq nga Ministria e Financave, thuhej se do të udhëtonin në Paris për të filluar një kurs intensiv trajnimi tre javor në shkollën për Marrëdhënie me Publikun, ku më pas do të marrin “certifikatë për menaxhim dhe politika publike”.

Qëllimi i Skemës së BE-së për profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim të kontribuojë në përparimin e procesit të pranimit dhe të thellojë bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke ndërtuar kapacitete të gjeneratës së ardhshme të administratorëve publikë dhe politikbërësve.

Sipas faqes zyrtare, BE-ja në këtë projekt po përkrahte gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut) në fushat si administratë publike dhe përkrahja politike për fondet e IPA, TAIEX dhe SIGMA.

Projekti ishte përkrahur nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga Këshilli britanik në Serbi. Ndaj fotografisë së Daçiqit kanë reaguar në Kosovë politikanë të ndryshëm duke thënë se kjo çfarë ka bërë ai është jashtë çdo standardi dhe etike profesionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori