LAJMI I FUNDIT:

Serbia me sistem mbrojtës kundër raketave, Rama: Nuk e shoh si kërcënim

Serbia me sistem mbrojtës kundër raketave, Rama: Nuk e shoh si kërcënim
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se nuk është i shqetësuar nga armatimet e fundit të Serbisë.

Në një konferencë me gazetarët shqiptar në Berlin, Rama u shpreh se Serbia është furnizuar me sistem mbrojtës, ndaj kjo nuk përbën problem.


“Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë. Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë kërcënues”, tha kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, është inkurajues fakti se Serbia ka marrë vendime kundër Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Serbia ka bërë hapa inkurajues me të dyja votimet në Kombet e Bashkuara. Gjërat duhen parë në kontekst dhe vlerësimet duhen bërë pa harruar kontekstin”, tha Rama.

Lidhur me një vizitë të mundshme në Kiev, Rama tha se ka të tjerë personalitete para tij që mund ta bëjnë diçka të tillë.

Rama foli me gazetarët pas një vizite dy ditore në Gjermani ku u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier ku foli për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori