LAJMI I FUNDIT:

Serbia paralajmëron ndihma për veriun (Video)

Serbia paralajmëron ndihma për veriun (Video)

Për të dytën ditë me radhë dyqanet në komunave veriore të Kosovës po qëndrojnë të mbyllura, për shkak te inskenimit të “krizës humanitare”.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka vazhduar aksionin e pikave mobile, përmes së cilave qytetarët në komunat veriore mund t’i blejnë produktet ushqimore.


Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes përgjigjes elektronike njofton se ky aksion do të vazhdojë derisa të ketë nevojë, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

“Pikat shitëse mobile, kanë qëndruar në tri komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe në Mitrovicën e Veriut, ku qytetarët e asaj ane, janë furnizuar me artikuj ushqimorë. Aksioni do të vazhdojë derisa të jetë e nevojshme, në zbatim të obligimeve tona shtetërore për ofrimin e kushteve për blerje të produkteve të ndryshme edhe në veri si në të gjithë tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Për t’iu përgjigjur këtij aksioni të Qeverise së Kosovës, Beogradi ka paralajmëruar hapat e radhës.

Burimet e RTV Dukagjinit bëjnë të ditur që përmes kësaj pike Beogradi ka planifikuar që të fut një konvoj ndihmash, për veriun e Kosovës. I njëjti burim bën të ditur se Qeveria e Kosovës nuk do ta lejojë Serbinë që ta implementojë këtë plan dhe për këtë janë autorizuar doganierët në pikën kufitare në Jarinje.

Ndërsa, politologu Musa Preteni, thotë se pas këtij vendimi Beogradi do të shtojë presionin ndaj serbëve në veri.

Edhe pse të mbyllura, dyqanet në komunat veriore janë të mbushura me mallra, madje dominon ai me prejardhje nga Serbia.

Dyqanet e pronarëve shqiptarë në Lagjen e Boshnjakeve në veri të Mitrovicës janë të hapura dhe nuk vërejnë ndonjë lloje krize.

Në ditën e dytë të aksionit pikat mobile kanë qëndruar vetëm tri orë në komunat veriore./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori