Çdo vështrim, studim apo opinion për kolonizimin serb të Kosovës, zakonisht fillon me shënimet që kanë lënë dëshmi ushtarët serbë, pjesëmarrës të pushtimit të Kosovës në vitin 1912. Në studimet njihen konkretisht planet e njëpasnjëshme serbe për ndryshimin e strukturës etnike të territorit të Kosovës. Ka autorë shqiptarë që kanë shkruar me shembuj konkret për kolonizimin, por Serbia ata zakonisht i ka eliminuar nga skena. Por, ka edhe autorë serbë që me fakte kanë dëshmuar shumë detaje të tilla, siç është libri i i Millovan Obradoviqit.
Në Serbi përherë ka pasë njerëz që merreshin seriozisht me problemin e marrëdhënieve serbo-shqiptare, por pushteti i Beogradit asnjërit prej tyre nuk ia dha hapësirën e duhur. Fill pas viteve 1912-13, Kosta Novakoviqi është dënuar me internim në Sibir të Rusisë dhe nuk është kthyer më kurrë. Më vonë, Bogdan Bogadoviqi, arkitekt dhe ish-politikan e kryebashkiak i Beogradit, vdes si azilant në Austri. Në ekzil vdes edhe historiani Millan Gjuriq.
Pastaj… ligjëruesen e Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Snezhana Duliq, e cila e ka mbrojtur doktoratën për përdhunimet e femrave nga forcat serbe në Bosnje, me shembuj e emra konkret, e kanë përjashtuar nga puna gjashtë vjet para pensionimit. Iniciatori i Antimemorandumit, akademiku Mirko Simiq, është detyruar të ikën në Angli. Politikani Çeda Jovnoviq është zhvendosur nga Beogradi për të jetuar në Sarajevë. Se pse ka folur konkretisht për Kosovën, tash në fokus të linçimit publik është kryetari i Akademisë serbe, Vladimir Kostiq.
Po ashtu… për shkak të shkrimeve të tija për dhunën serbe mbi shqiptarë, e kanë larguar nga redaksia e Wikipedias serbe doktorin e shkencave politike, Jovan Pavlica, Është përjashtuar nga puna Svetisllav Basara për kolumnet që shkruante në gazetën “Danas”. Është rrahur e dhunuar në rrugë gazetari e kolumnisti i njohur Teofil Pançiq. Është mbyllur gazeta elektronike “E-novine” për shkak të shkrimeve për dhunën serbe mbi shqiptarë, ndërsa redaktori Petar Llukoviq është dënuar me burg e me të holla…
Pas dënimit për krime lufte të disa udhëheqësve të lartë serbë, nga Tribunali i Hagës, Serbia vazhdon të njëjtën politikë të tyre dhe ajo është në luftë me të gjitha vendet që dolën nga shpërbërja e ish- Jugosllavisë. Vetëm prezenca e trupave të NATO-s po e pengon vazhdimin e gjakderdhjes.
Faktikisht, deri sot, politika serbe nuk ka pasë e as nuk ka edhe një fjali të shkruar për interesat shqiptare dhe kurrë nuk ka shfaqur interesim për marrëveshje me ta. Serbia as sot nuk ka plan për paqe me shqiptarët. Çdo dokument zyrtar qeveritar serb flet vetëm për kolonizimin e Kosovës dhe zhdukjen e shqiptarëve – me të gjitha metodat e mundshme të dhunës, deri në gjenocid.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk