Presidenca e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se Serbia ka blerë armatim të sofistikuar nga Kina.
Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka shprehur shqetësim mbi këtë zhvillim, meqë thotë se kjo është dita e dytë që ndodhë një gjë e tillë, dhe se anëtarësimi i Serbisë në Evropë duhet të ndalet.
“Dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në Serbi: disa fluturake të PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yellow River Group prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter.
Ndërkaq, ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter Hoxhaj, theksoi se bota ndodhet në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Sipas tij, Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë.
“Dërgesa e fundit i armëve nga Kina në Serbi, më parë edhe nga Rusia, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë.”, ka shkruar Hoxhaj.
Të shtunën Vuçiq tha se të martën ose të mërkurën do të prezantohen armët e reja, të cilat do të jenë “arma më e fuqishme që do të ketë Serbia deri më tani”.
Më vonë u raportua se aeroplanët ia dorëzuan ushtrisë serbe sistemin kundërajror me rreze të mesme HQ-22.
Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transportues të Forcave Ajrore Kineze Y-20 u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore HQ-22 për ushtrinë serbe.
Në vitin 2020, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e paralajmëruan Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3.
Ata thanë se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, ajo duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.
Sistemi i raketave kineze është krahasuar gjerësisht me sistemet e raketave amerikane Patriot dhe ruse S-300, megjithëse ka një rreze më të shkurtër se S-300 më të avancuara.
Serbia do të jetë operatori i parë i raketave kineze në Evropë. /Telegrafi/
❗️ Second day of shipments of Chinese arms to #Serbia: several flights of ??PLAAF (Chinese Air Force) flew over Bosphorus en route to Batajnica Air Base to deliver Guizhou Aerospace Industry Shaanxi Yellow River Group manufactured HQ22 Red Banner SAM system’s export version FK3. pic.twitter.com/o229AwclnZ
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 10, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë