LAJMI I FUNDIT:

Serbët dhe rusët diskutojnë në Telegram se si t’i sulmojnë automjetet e Policisë së Kosovës në veri

Serbët dhe rusët diskutojnë në Telegram se si t’i sulmojnë automjetet e Policisë së Kosovës në veri

Në rrjetin social Telegram, aplikacion ky i financuar dhe kontrolluar nga shërbimet ruse, është duke u komentuar mbi taktikat se si t’i neutralizojnë automjetet e blinduara të Policës së Kosovës në veri të vendit.

Ata tregojnë detaje se si duhet të sulmohen këto mjete.

“Taktikat luftarake kundër automjeteve të blinduara Arquus Bastion që janë armë të Policisë së Kosovës (më saktësisht njësit speciale ROSU). Çka mendoni cila është pika më e dobët që blinda franceze të paaftësohet?”, është pyetja e shtuar në disa nga kanalet në Telegram.


Po ashtu, komentuesit serbë dhe rusë japin propozime se cilat armë duhet të përdorën.

“Molotov, armë të kalibrit 7.62*39 mm, zollë, molotov në dritare të shoferit, gozhda, të gjitha gomat në armë 7.62, dy koktej me molotov në goma dhe rregullohet kjo punë, në timon më së miri, dron pink, dyert e fundit dhe nyjat, ngjyrë në pjesën e përparme të veturës”, janë disa nga propozimet e tyre.

Kujtojmë se serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në veri, ndërsa grupe të ndryshme po bëjnë disa veprime provokuese ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan, por edhe ndaj veturave tjera.

Tensione në veri ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj kanë pranuar zyrtarisht detyrën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori