Serbët ankohen se u ofenduan, por të dëgjojmë thirrjet e tyre raciste anti-shqiptare dhe anti-kroate (Video)

Këngë, festë, fotografi të përbashkëta... kështu është përshkruar atmosfera në Shkodër para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
Derisa e gjithë bota e futbollit do të dëshironte një atmosferë të këtillë, vetëm serbëve nuk u ka pëlqyer kjo atmosferë miqësore ndërmjet shqiptarëve dhe kroatëve.
Mediat në Serbi kanë publikuar disa video duke raportuar se shqiptarët dhe kroatët e kanë ofenduar Serbinë.
Mirëpo, të kujtojmë koret e tyre raciste pikërisht kundër shqiptarëve dhe kroatëve.
“Vrite, vrite kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla”; “Vrit, masakro që të mos ekzistojë asnjë shqiptar” – janë vetëm disa prej ofendimeve racore që dëgjohen rregullisht në stadiumet serbe e që janë adresuar kundrejt shqiptarëve dhe kroatëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































