LAJMI I FUNDIT:

Serbë në Gorazhdec të Pejës kërkojnë para kinse për qëllime humanitare

Serbë në Gorazhdec të Pejës kërkojnë para kinse për qëllime humanitare
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, tri femra shtetase të Serbisë dhe një mashkull serb pasi kanë mashtruar persona të ndryshëm duke kërkuar ndihmë financiare kinse për qëllime humanitare.

Rasti ka ndodhur në Gorazhdec të Pejës.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/