Kombëtarja e Kolumbisë ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj asaj të Senegalit në ndeshjen e tyre të tretë të vlefshme për Grupin H në Kupën e Botës "2018".

Fitorja ndaj Senegalit ka bërë që kombëtarja ameriko-latine të sigurojë kalimin e grupit nga vendi i parë, ndërsa afrikanët të eliminohen.


Goli i vetëm në këtë fitore të Kolumbisë u shënua nga qendërmbrojtësi, Yerry Mina, i cili shënoi me kokë në minutën e 74-të.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht mbrojtësi Mina, që pas golit të fitores u vlerësua me notë 8.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen kolumbiane, James Rodriguez dhe Radamel Falcao që u notuan me 6.1. /Telegrafi/   Senegali:

notat senegal e1530202802782

Kolumbia:

notat senegal 1 e1530202819435

telegrafi sport app