Nga larg mund të duket se ka në kokë një kapelë kualitative, të punuar në Evropën Lindore. Por, këto janë flokët e vërteta të senatores ruse, që janë edhe shumë të veçanta.

Valentina Petrenko e përfaqëson Republikën e Khakassias, në senatin e Rusisë, transmeton Telegrafi.


Senatorja foto 5

Për shkak të dukjes që ka 62-vjeçarja, magazinat e kanë quajtur atë si “personazh negativ i filmave”.

Senatorja foto 2

“Ka diçka tërësisht të ligë në stilin e saj. Ai qëndrim i ftohtë dhe i ashpër. Shije të përkryer për veshjet. Prapavijë sovjetike” thuhet në një artikull. Për të është thënë se nuk mbanë ndonjë mace në prehër, por një tufë flokësh ngjyrë kafe në kokë.

Senatorja foto 3

“Senatorja ruse ka flokë të mahnitshëm dhe duhet t’i shihni të gjithë” si dhe “a e ka kontrolluar dikush atë për helm flokësh apo pajisje përgjimi” ishin dy nga komentet e shumta nga rrjetet sociale.

Senatorja foto 4

Por senatorja ka hedhur poshtë pretendimet, si dhe habinë që shprehën shikuesit. “Jam lodhur nga pyetjet e tepërta. I kam shumë të dredhura dhe i ngrij me disa krehër, kjo është e tëra” është përgjigjur shkurt Petrenko. /Telegrafi/