Senatori zbuloi në mes të fjalimit se SHBA kishte sulmuar Iranin, ai nuk mund ta besonte

Senatori amerikan Bernie Sanders mësoi gjatë një fjalimi në Teksas se SHBA kishte sulmuar Iranin.
Sanders, i cili është një kundërshtar i fortë i mbështetjes së SHBA-së për aktivitetet e Izraelit në Lindjen e Mesme, mori një letër me njoftimin se SHBA kishte kryer sulme në Iran.
Pasi tundi kokën me mosbesim për disa momente, ai tha se këto ishin sulme të paligjshme dhe jokushtetuese sepse sipas ligjit amerikan, vetëm Kongresi mund të autorizojë hyrjen në luftë.
Publiku vazhdonte të fishkëllente dhe të bërtiste "jo më luftë".
Bëhet e ditur se vetëm dy ditë më parë, Sanders kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai kishte gabuar në vlerësimet e tij në lidhje me Lindjen e Mesme dekada më parë.
Në një njoftim për shtyp, Sanders iu referua deklaratave të Netanyahut nga viti 2002, në të cilat ai i bëri thirrje Amerikës të hynte në luftë me Irakun.
"Nuk ka dyshim se Sadam Huseini synon armë bërthamore. Nëse eliminoni regjimin e Sadamit, ju garantoj se kjo do të shkaktojë pasoja pozitive", citoi Sander të ketë thënë Netanyahu.
Më pas, ai tha se kryeministri izraelit kishte bërë një gabim.
"Netanyahu bëri një gabim të madh. Lufta në Irak rezultoi në 4,492 ushtarë amerikanë të vrarë dhe mbi 32,000 të plagosur. Na kushtoi më shumë se tre miliardë dollarë. Qindra mijëra irakianë vdiqën për shkak të kësaj lufte tragjike. Netanyahu bëri një gabim me luftën në Irak. Ai po bën një gabim tani. Ne nuk duhet të ndërhyjmë në luftën e Netanyahut me Iranin”, tha Sanders. /Telegrafi/







































