LAJMI I FUNDIT:

Senatori amerikan propozon një taksë që do t’i kushtonte miliarda dollarë Bezosit, Zuckerbergit dhe Muskit

Senatori amerikan propozon një taksë që do t’i kushtonte miliarda dollarë Bezosit, Zuckerbergit dhe Muskit

Senatori amerikan Bernie Sanders së bashku me kolegët e tjerë, Ed Marley dhe Kirsten Gillibrand propozuan Ligjin e Taksimit të Miliarderëve.

Sipas ligjit, pasanikët do të duhet të dorëzojnë miliarda dollarë që fituan gjatë pandemisë së coronavirusit.

Sanders shkroi në llogarinë personale në Twitter se beson që njerëzit më të pasur në SHBA, të tillë si, Jeff Bezos, Marc Zuckerberg dhe Elon Musk nuk duhet të lejohen të kenë pasuri më shumë sesa 50 për qind e shtetasve amerikanë.


Llogaritet se 30 milionë amerikanë kanë humb punën e tyre dhe 91 milionë njerëz janë pa sigurime shëndetësore ose me sigurim minimal, transmeton Telegrafi.

Projekt-ligji i quajtur “Le t’i bëjmë miliarderët të paguajnë” do të impononte taksimin prej 60 për qind të të ardhurave të tyre nga 18 marsi 2020 deri më 1 Janar 2021.

Këto fonde, nga ana tjetër, do të mbulonin koston e jetesës së të gjithë amerikanëve gjatë një periudhe kohore prej një viti. Që nga sot, kjo taksë do të gjeneronte 731 miliardë dollarë për shtetin nga 467 miliarderë.

Nëse kalon, megjithatë, ligji do të taksonte gjithçka që miliarderët do të fitonin deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori