LAJMI I FUNDIT:

Senatori amerikan fajëson feministet, që meshkujt po shikojnë çdo herë e më shumë filma për të rritur dhe po luajnë videolojëra

Senatori amerikan fajëson feministet, që meshkujt po shikojnë çdo herë e më shumë filma për të rritur dhe po luajnë videolojëra

Sulmi ndaj meshkujve dhe “burrërisë” së tyre që është bërë nga feministet, ka bërë që meshkujt amerikanë të shikojnë me shumë filma për të rritur dhe të luajnë videolojëra. Kështu tha senatori amerikan Josh Hawley, gjatë një konference të Republikanëve, shkruan Guardian.

E majta po tenton që të “dekonstruksionojë Amerikën” dhe i tërë ky projekt “fillon dhe varet nga dekonstruksioni i meshkujve amerikanë”, ka thënë senatori Hawley në Orlando, transmeton Telegrafi.

“Ato po tentojnë të definojnë burrërinë tradicionale si diçka helmuese dhe të tregojnë gjëra sesi trimëria dhe pavarësia kinse sipas tyre janë të rrezikshme për shoqërinë”, shtoi senatori që është përkrahës i Donald Trumpit.


Hawley pretendon se kundërshtarët e Republikanëve tashmë kanë “arritur suksesin alarmant” sa i përket kësaj çështje, pasi presionet e tyre po i bëjnë presion të madh meshkujve.

“Pas shumë viteve që u kanë folur se ata janë problemi, që burrëria e tyre është problem, çdo herë e më shumë meshkujt po shikojnë pornografi dhe po luajnë videolojëra”, ka shtuar Hawley.

Ai është ankuar se meshkujt “çdo herë e më shumë po vuajnë nga ankthi dhe depresioni” dhe po “abuzojnë me substanca” pasi që “burrëria” e tyre po bie.

Videoja nga kjo konferencë është publikuar në rrjetet sociale dhe për pak minuta është bërë virale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori