LAJMI I FUNDIT:

Seminari XII Ndërkombëtar i Albanologjisë i zhvilloi punimet me temë Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë

Seminari XII Ndërkombëtar i Albanologjisë i zhvilloi punimet me temë Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë

Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë ishte tema boshte e Seminarit XII Ndërkombëtar të Albanologjisë që i zhvilloi punimet sot në Universitetin e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky seminar tani më është bërë një qendër e rëndësishme e studimit të gjuhës, letërsisë, historisë dhe etnokulturës shqiptare pasi që vite me radhë në hapësirat e Universitetit tonë tubon një numër të madh studiuesish shkencorë të fushave eminente nga vendi dhe rajoni, si dhe shumë profesorë e studentë.


Punimet e seminarit i shpalli të hapura Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës Reshat Qahili. Ai tha se ky seminar i paraprin fillimit të vitit të ri akademik 2018-2019 dhe i njëjti organizohet në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, kryeheroit të kombit tonë.

“Bazuar në rëndësinë historike që ka viti 2018 për shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë, në qendër të veprimtarisë së edicionit të dymbëdhjetë me radhë, do të jetë tema boshte: Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë. Përmes sesioneve të veçanta, Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë do të evidentojë problematikat e ndryshme e të shumëllojshme nga lëmi i gjuhësisë, letërsisë,historisë, etnokulturës dhe medias shqiptare. Ky takim shkencor i albanologëve nga vendi ynë dhe më gjerë, synon jo thjesht t’i tubojë specialistët e sesioneve të lartpërmendura për t’i shprehur pikëpamjet e tyre rreth problematikave të ndryshme, me të cilat përballet shoqëria shqiptare, por i fton studiuesit të pozicionohen shkencërisht dhe të japin kontributin e tyre për çështjet konkrete, të evidentuara tashmë në përdorimin e përditshëm, të folur e të shkruar të gjuhës shqipe, të nxjerrë në pah vlerat e letërsisë shqiptare, t’i afirmojë dhe t’i mbrojë figurat historike të kombit shqiptar” tha Prof. Dr. Reshat Qahili.

Në këtë aktivitet drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, Valter Memishaj ia dhuroi veprën “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” të autorit akademik Kolec Topalli Rektorit të Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori