Seminar me temë "Holokausti - paradigmë ose pikë fillimi?"

Prej sot deri më 26 e këtij muaji, në qendrën memoriale të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, do të mbahet seminar me temë "Holokausti - paradigmë ose pikë fillimi?", përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qendra Memoriale e holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia (QMHHM), informojnë se këtë seminar edukativ e organizojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni dhe "Memorial de la Shoe" Paris.
Në hapjen e sotme solemne të seminarit u drejtua Goran Sadikarijo - drejtori gjeneral i QMHHM, Safet Neziri - këshilltari shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni, Jovan Tegovski - ambasador dhe koordinator i aleancës ndërkombëtare për përkujtim të holokaustit, Kristine Alt'hauzern - ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni dhe ambasadori i francës.
Në seminar do të marrin pjesë 43 profesorë nga shkollat e mesme në Maqedoni, të cilët do të kenë mundësi të fitojnë dije rreth holokaustit dhe të mësojnë metoda praktike për zhvillimin e procesit arsimor./Telegrafi/



















































