Antoine Semenyo thuhet se do të luajë ndeshjen e tij të fundit për Bournemouth të mërkurën, më 7 janar, kur “Qershitë” do të përballen me Tottenham Hotspor.

Sulmuesi anësor është në prag të përfundimit të një transferimi te Manchester City këtë javë.


Kështu, sipas talkSPORT, Bournemouth gjithmonë e ka planifikuar që ndeshja kundër Tottenhamit të jetë e fundit e Semenyos për klubin, me afatin e fundit për të shlyer klauzolën e lirimit të vendosur më 10 janar.

Trajneri Andoni Iraola ka konfirmuar se Semenyo do të luajë të mërkurën, por ka lënë të kuptohet se pas kësaj ndeshje do të largohet.


"Nëse më pyet personalisht se çfarë mendoj, me gjithë këtë zhurmë dhe këtë, mendoj se mund të jetë ndeshja e fundit. Por nuk mund ta garantoj”, ka thënë fillimisht Iraola.

“E kuptoj tregun, zhurmën, por tani për tani nuk ka asgjë të rënë dakord dhe asgjë të nënshkruar, kështu që për mua ai është lojtari ynë dhe shpresoj që të vazhdojë”.

“Por, nga sa kuptoj unë, ekziston gjithashtu mundësia që kjo të jetë ndeshja e tij e fundit”, përfundoi trajneri i Bournemouthit. /Telegrafi/

telegrafi sport app