Semaforët në hyrje të Fushë Kosovës, tash e një javë janë jashtë funksionimit.

Kjo gjë ka bërë që qytetarët të ndjehen të rrezikuar. Më të rrezikuar nga mosfunksionimi i tyre janë këmbësorët që kalojnë në atë pjesë.


Nga mosfunksionimi i tyre qytetarët thonë se mund të ketë edhe aksidente trafiku, pasi që në atë pjesë ka qarkullim të shumtë të veturave dhe njerëzve.

Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e prishjes së tyre. /Telegrafi/

325477871 2180207848832770 378190574886154905 n

325541951 1516880608819551 7233757866764988521 n

325661460 1249079975683089 4498814068469565812 n

325907976 2638227192994649 4172226895767155700 n