LAJMI I FUNDIT:

Selimi takon ambasadorin italian, flasin për fuqizimin e partneritetit në fushën e drejtësisë

Selimi takon ambasadorin italian, flasin për fuqizimin e partneritetit në fushën e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me Ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin temë diskutimi ishte forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit midis dy vendeve, ecuria e reformës në drejtësi, si dhe veprimtaria e Ministrisë së Drejtësisë në veçanti.

“Selimi, në kuadër të takimit, ka përmendur edhe disa nga veprimet konkrete që lidhen me luftën kundër korrupsionit, finalizimin e Kodit Civil, rëndësinë e themelimit dhe funksionalizimit të Gjykatës Komerciale, si dhe krijimin e një paneli të veçantë në kuadër të kësaj gjykate, që do të trajtonte vetëm investimet e huaja.

Ambasadori Orlando vlerësoi nismat e ndërmarra nga ministri Selimi për reformimin e sistemit të drejtësisë. Ai u shpreh se Italia do të vazhdon të jetë krah Kosovës, duke ofruar mbështetje në forcimin e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.


Në vijim të marrëdhënieve të mira, ministri Selimi dhe Ambasadori Orlando ranë dakord për nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit për të vazhduar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve, sidomos në fushën e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori