LAJMI I FUNDIT:

​Selimi: Qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës pengesë për vazhdimin e dialogut

​Selimi: Qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës pengesë për vazhdimin e dialogut

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi deklaroi sot se ngritja e padisë nga ana e shtetit serb ndaj Ragmi Mustafës, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, është një akt i ulët dhe pengon vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai gjatë një takimi me Ragmi Mustafën, ndaj të cilit Gjykata e Bujanocit padrejtësisht ngriti padi dy ditë më parë për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019, ka thënë se Serbia duhet të kuptojë që në Bujanoc, Preshevë e në Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është e pashmangshme.

“Ky akt i ulët është kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë atje. Kjo qasje është e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Që të ecim përpara duhet të respektojmë të drejtat e njëri-tjetrit. Shqiptarët në atë pjesë duhet të gëzojnë të drejta të barabarta, njëjtë sikurse serbët që jetojnë në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë i kam dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike e aspak shkelje e ligjit”, ka thënë ministri Selimi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori