LAJMI I FUNDIT:

Selim Pacolli përmbyllë fushatën duke iu bashkuar festës së “Plisave”

Selim Pacolli përmbyllë fushatën duke iu bashkuar festës së “Plisave”

Në 30 vjetorin e tifozëve të “Plisave”, kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli, i bashkohet kësaj feste ku njëkohësisht përmbyllë edhe fushatën zgjedhore.

Në këtë tubim Pacolli tha se është nder dhe krenari të jetë në mesin e tifozëve të “Plisave”, të cilët sipas tij janë ata që e gjallërojnë sportin e Kosovës.


“Të jem bashkë me ju në fushatën zgjedhore është krenari. Ju jeni simboli i rezistencës mbarë shqiptare. Ju jeni ata që na jepni krenari kudo që prezantohet kombëtarja e Kosovës. Ju jeni ata që e ngjallni kudo shpirtin e shqiptarëve dhe të Prishtinës. Plisat të bëjnë të besosh në të ardhmen dhe ëndrrën ta bësh realitet”, u shpreh Pacolli.

Gjithashtu para tyre ai u shpreh se Plisat janë ata të cilët i bashkuan të gjitha trojet etnike dhe janë ata të cilët më shumë se çdokush e duan dhe e respektojnë Prishtinën.

Në përkrahje ndaj tifozëve Pacolli tha se kudo që ai do të gjendet nesër, do të jetë pjesë e këtyre Plisave dhe bashkërisht do të rrugëtojnë drejt fitoreve.