LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez duket plotësisht ndryshe me gërsheta dhe veshje lëkure

Selena Gomez duket plotësisht ndryshe me gërsheta dhe veshje lëkure

Është e drejtë të thuhet se Selena Gomez është mjaft eksperimentuese kur është fjala për flokët – ajo nuk ka frikë të provoj diçka të re.

Por ka një vështrim që nuk e kemi parë akoma nga eksperimentimi i flokëve: gërshetat e thepisura.

Për fat të mirë Selena provoi së fundmi këtë dhe postoi fotografi në Instagram me gërsheta me shkëlqim, të zgjatura deri në bel dhe flokët e reja me kaçurrela të lezetshme në ballin e saj.

Ajo e shoqëroi pamjen me një veshje të ashpër lëkure dhe pozoi e mbështetur në një makinë të vjetër të cilësisë së mirë.

Ajo duket shumë e lezetshme dhe është e mahnitshme ta shohësh atë duke eksperimentuar dhe refuzuar t’i përmbahet një estetike të veçantë. /Telegrafi/