Ndërtimi i një rrjeti metroje nën qytetin grek të Selanikut ka zbuluar një thesar të jashtëzakonshëm të objekteve të lashta, si kurora dhe unaza prej ari dhe statuja të perëndeshës Afërditë. Përparimi i ndërtimi të metrosë është vonuar për shkak të numrit të artikujve që janë gjetur nën rrugët e qytetit të Greqisë.

Arkeologët kanë gërmuar më shumë se 300,000 artefakte, nga monedha dhe stoli në statuja mermeri, amfora, llamba  nafte dhe vazo parfumi. Ato u gjetën në atë që do të ishte qendra e lulëzuar tregtare e qytetit të lashtë, që ishte rajoni i dytë më i rëndësishëm në Perandorinë Bizantine pas Kostandinopojës.


thesar 1

Gjatë ndërtimit të rrjetit të metrosë, arkeologët gjetën një rrugë të shtruar me gurë, ‘Decumanus Maximus’, që do të kalonte në zemër të Selanikut në shekullin e gjashtë pas Krishtit, si dhe mbetjet e vilave, dyqaneve, punëtorive dhe një kishe të hershme.

Më shumë se 5.000 varre u zbuluan, disa prej tyre përmbajnë kurora të arta. “Gërmimet janë projekti më i madh arkeologjik i viteve të fundit në Greqi”, tha Yannis Mylopoulos, kryetari i Attiko Metro, kompania që ndërtoi rrjetin, për The Telegraph.

thesar 2

“Cilësia dhe sasia e gjetjeve është me të vërtetë mbresëlënëse. Ata zbulojnë vazhdimësinë e historisë së Selanikut dhe Maqedonisë. ”

Disa statuja të Afërditës, perëndeshës së dashurisë dhe bukurisë u zbuluan në të njëjtin vend. Gjithashtu ajo është përshkruar në mozaikë, që e tregon të shtrirë në një shtrat para Erosit. “Një numër i madh statujash që përshkruajnë Afërditën janë gjetur në qendër të qytetit, ndërsa disa të tjerë u zbuluan në zonën rreth Kishës së Acheiropoietos (një kishë bizantine e shekullit të pestë”, tha Dr Polyxeni Adam-Veleni, kreu i departamenti i antikiteteve në Selanik.