Njësitë e KFOR-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë dorëzuar në stacionin policor dhjetë (10) detonatorë ndezës me fitila (kabllo), të cilët janë gjetur në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq, pranë shtratit të lumit.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth 11:30.


Menjëherë pas njoftimit, njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet e para.

Lidhur me gjetjen, është kontaktuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë kompetente për të zbardhur origjinën dhe qëllimin e tyre.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi rrethanat e mundshme të vendosjes së detonatorëve në zonë. /Telegrafi/