Sektori izraelit i teknologjisë pritet të forcojë “sigurinë” pasi mund të përballet me pengesa pas sulmeve – thonë investitorët

Kompanitë teknologjike që operojnë në Izrael pritet të forcojnë “sigurinë” pasi mund të përballen me pengesa, thanë investitorët dhe analistët, pasi persona të armatosur të Hamasit nga Gaza vranë qindra izraelitë dhe rrëmbyen të tjerë.
Industritë e teknologjisë së lartë, për dekada kanë qenë sektori me rritjen më të shpejtë në Izrael dhe gjithashtu ishin kyç në rritjen e ekonimisë, duke zënë 14 përqindëshin e forcës punëtore dhe pothuajse një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto.
Çmimet izraelite të aksioneve dhe obligimeve ranë dhe të dielën shumë biznese u mbyllën, pasi persona të armatosur nga grupi palestinez i Hamas-it sulmuan qytetet izraelite të shtunën dhe militantët gjithashtu hodhën mijëra raketa në një sulm të befasishëm, përcjell Telegrafi.
Disa raketa arritën edhe Tel Aviv-in, duke bërë që kompanitë ajrore të pezullojnë fluturimet drejt dhe nga Izraeli.
Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore ndaj objektivave të Hamasit në Gaza dhe qindra njerëz kanë vdekur.
“Është një pengesë e madhe për biznesin si zakonisht”, tha Jack Ablin, shef i investimeve dhe partner themelues në Cresset Wealth Advisors.
Ai shtoi se burimet afatshkurtër mund të devijohen nëse konflikti zgjerohet, siç është thirrja e stafit të kompanive të teknologjisë si rezervistë ushtarakë.
Quincy Krosby, kryestrategu global në LPL Financial në Charlotte të Karolinës së Veriut, deklaroi se ka të ngjarë që të ketë një “përpjekje të jashtëzakonshme” që instalimet fizike për kompanitë me bazë në Izrael të mbrohen nga sulmet për shkak se disa nga shpenzimet në teknologji lidhen me ushtrinë.
Një zëdhënës i prodhuesit të çipave Intel Corp, punëdhënësi dhe eskporutesi më i madh privat i Izraelit, të dielën bëri me dije se kompania ishte “duke monitoruar së afërmi situatën në Izarel dhe se po ndërmerrte hapa për të mbrojtur dhe mbështetur punëtorët tonë”.
Tutje zëdhënësi mohoi që të fliste mbi atë se nëse prodhimi i çipave ishte ndikuar nga situata.
Nvidia, prodhuesi më i madh në botë i çipave të përdorur për inteligjencën artificiale dhe grafikave të kompjuterit, tha se e kishte anuluar samitin e Inteligjencës Artificiale që e kishte planifikuar ta mbante në Tel Aviv gjatviv gjatë javës së ardhshme, ku pritej që të fliste edhe Jensen Huang, drejtori i saj ekzekutiv.
Tower Semiconductor me bazë në Izrael, i cili u ofron klientëve gjysmëpërçues analog dhe me sinjal të përzier, kryesisht për industrinë e veturave dhe të konsumit, tha se po funksiononte si zakonisht.
Reuters shkruan se gjigantët e tjerë të teknologjisë si Meta Platforms, Alphabet dhe Apple nuk u ishin përgjigjur kërkesave për koment, ndërsa Microsoft nuk ka pranuar fare që të përgjigjet.
Sektori izraelit i teknologjisë veçse ishte përballur me pengesa në vitin 2023, i përkeqësuar nga konfliktet e brendshme politike dhe protestat. Një numër në rritje i startup-eve të teknologjisë izraelite janë inkorporuar në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit