Seancat solemne nuk do të zmbrapsin opozitën (Video)

Njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë se koalicioni qeverisës nuk kanë ndonjë ide se si të dalin nga kjo krizë. Prandaj, sipas tij, koalicioni po mundohet që në mënyra të ndryshme të kompensojnë këtë mungesë të dijës dhe kreativitetit, duke shpresuar se opozita do të lëshoj pe. Muhaxhiri ka folur edhe për nismën e fundit të presidentes Jahjaga.
Gjendja e krijuar në vend, sipas tij, tregon paaftësinë e partive politike, papjekurinë e tyre si të pozitës dhe të opozitës. Kriza, sipas Muhaxhirit, mund të zgjidhet nëse pesë liderët e partive politike kanë vullnet dhe dëshire të lëvizin nga pozicionet e tyre
Në këtë linjë është edhe njohësi tjetër i çështjeve politike, Imer Mushkolaj. Ky i fundit thotë se koalicioni PDK- LDK po synon blerjen e kohës më shpresën se opozita do ta ndryshojë qëndrimin. Megjithatë, ai thotë se opozita është e vendosur në kërkesat e saj. /Tribuna Channel/












































