LAJMI I FUNDIT:

Seanca të reja për “Talir”, “Tortura” dhe “Tarifa” të PSP-së

Seanca të reja për “Talir”, “Tortura” dhe “Tarifa” të PSP-së

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka seanca të reja për rastet “Talir”, “Tortura” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në rastin “Talir” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mille Janakieski që akuzohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “larje të parave”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar për veprën “larje të parave”. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik akuzohet edhe partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së avoaktit të subjektit politik OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet për shkak se ajo bëri marrëveshje me PSP-në kur pranoi fajin dhe mori dënim me kusht prej dy viteve.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë joligjore kanë fituar së paku 4.6 milion euro për partinë e më pastaj kanë organizuar që ato para të hynë në xhiro-llogarinë e partisë nëpërmjet pagesave në emra të ndryshëm të njerëzve.

Seancë të re sot duhet të mbahet edhe për lëndën “Tortura” për mënyrën e arrestimit të Ljube Boshkoski në vitin 2011. Për këtë lëndë së bashku me Sasho Mijallkov të akuzuar janë edhe ish kreu i njësisë “Alfa”, Ivica Antevski-Puki, dhe pesë persona tjerë të kësasj njësisë.

Prokuroria Speciale Publike këto persona i ndjek për shkak të maltretimit dhe dhunë të ushtruar gjatë arrestimit të kryetarit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Ljube Boshkoskin, më 6 korrik të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme kuvendare.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish drejtori i përgjithshëm i ELEM, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë, të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë për furnizim joligjor të sistemin softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranet e Maqedonisë” që kushton rreeth katër milion euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori