LAJMI I FUNDIT:

Seanca për “Monstrën”, lexohen SMS-mesazhet mes Xhelal Bajramit dhe Ali Ahmetit

Seanca për “Monstrën”, lexohen SMS-mesazhet mes Xhelal Bajramit dhe Ali Ahmetit

Në seancën e sotme për rastin “Monstra” ka vazhduar leximi i SMS-porosive lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Një pjesë e SMS-mesazheve që u lexuan sot ishin edhe të prokurorit Xhelal Bajrami, i cili atëherë ka qenë zv.ministër i Brendshëm dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata kanë biseduar disa ditë pas vrasjjes, gjegjësisht Ahmeti më 24 prill në orën 07:34 e ka pyetur Bajramin se si është gjendja, ndërsa e ka marrë këtë përgjigje: “presim kryetar, nuk ka shumë dëshmi të forta. Është e qartë se kanë qenë profesonistë. I thash edhe kryeministrit. Nuk ka ndodhur kështu të vrasin fëmijë pas shpine. Kjo nuk ka qenë as në luftën e Kosovës, as në luftën e 2001. Nëse dikush ka dashur destabilizim do të sulmonte persona me uniforma, stacion policor …. Mua më ngjan si skenë e luftës në ish-Jugosllavi. Kanë qenë profesionistë, nuk kanë lënë asgjë gjurmë, përveç gjurmëve të gomave të makinës”, i thotë Bajrami, Ali Ahmetit.

Më pas Ahmeti e pyet nëse ka pasur gjurmë biologjike brenda, ndërsa Bajrami i thotë se janë gjetur vetëm dy gjurmë, por të cilat nuk përkojnë me ata që deri atëherë ishin marrë në pyetje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori