LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për katër lëndë të Prokurorisë Speciale

Seanca gjyqësore për katër lëndë të Prokurorisë Speciale

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastet e Prokurorisë Speciale “Tortura”, “Tarifa”, “TNT” dhe “Total”.

Rasti “Tortura” në të cilën të akuzuar janë Sasho Mijallkov dhe ish-shefi i njësitit “Alfa” Ivica Antevski-Puki, si dhe pesë pjesëtarë tjerë të “Alfave”, ndodhet në fazën e dëshmive, përcjell Telegrafi Maqedoni.


PSP të akuzuarit i ndjek për sjellje jo njerëzore dhe dënime, gjatë arrestimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Ljube Boshkoski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare.

Në rastin “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Ata dyshohen se në mënyrë joligjore kanë blerë sisteme softverike për nevojat e kompanisë shtetërore, në vlerë prej rreth katër milionë eurove.

Ndërsa në rastin “TNT” i cili ndodhet në fazën e dëshmive, të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski.

Ata dyshohen nga PSP se gjatë vitit 2011 për shkak të urrejtjes politike kanë kryer vepër penale, gjatë rrënimit të kompleksit “Kosmos” të afaristit Fihat Canoski.

Kurse në rastin “Total” i dyshuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, i cili dyshohet për fshehje të tatimit.

Ai dyshohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 së bashku me disa persona juridik, me qëllim që t’ju ikin pagesës së tatimeve kanë paraqitur të dhëna të rrejshme. Ata sipas PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 121 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori