LAJMI I FUNDIT:

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë – Murati jep një propozim

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë – Murati jep një propozim

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se seanca e parë e përbashkët e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës për Ditën e Flamurit do të duhej të konkretizohej me krijimin e një Asambleje Parlamentare të përbashkët.

Sipas tij, krijimi i kësaj asambleje do të ishte një hap drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët integrues.

“Seanca e parë e përbashkët e dy kuvendeve tona për Ditën e Flamurit do të duhej të konkretizohej me krijimin e një Asambleje Parlamentare të përbashkët si një hap drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët integrues”, ka shkruar ai në Facebook.


Tutje, Murati është shprehur se vetëm krijimi i këtyre mekanizmave të përbashkët integrimin e bën realitet, në shërbim të qytetarëve dhe bashkimin e ardhshëm më të lehtë e më të natyrshëm.

Një propozim lidhur me këtë seancë e ka bërë edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu. Ai ka kërkuar që nesër në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës të votohet për bashkimin e të dyja vendeve në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

“Pasi që Kosova ka shënuar 14 vite shtet sovran dhe i pavarur, është koha që në këtë 110 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, NE të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë te votojmë për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori