Të enjten fillon turneu Call of Duty League 2023 - Major 4, i cili po mbahet në Shtetet e Bashkuara.

Gjithsej 12 skuadra do të jenë në garë në turneun më të madh të Call of Duty, për një grup çmimesh prej 500.000 dollarësh.


Ndeshjet e para do të zhvillohen të enjten më 20 prill, duke filluar nga ora 19:30.

Turneu do të zgjas tri ditë dhe do të zhvillohet me skuadra të përbëra nga katër lojtar.

Për vendin e parë do të ndahen 200.000 dollarë, si dhe pikë të CDL që ju shërbejnë për turnetë tjerë gjatë vitit.

Më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve të para të CDL Major 4:

19:30 Los Angeles Thieves - Minnesota RØKKR
21:00 New York Subliners - Las Vegas Legion
22:30  OpTic Texas - Boston Breach

telegrafi sport app